Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Guri prish “agjërimin” 3-mujor, rigjen golin në Belgjikë!

Pas një agjërimi të gjatë prej pothuajse 3 muajsh, Sindrit Guri rigjeti golin në kampionatin belg. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të bukur i treti për të në kampionat në minutën e 37-të të pjesës së parë, por finalizimi i tij nuk i mjaftoi Oostendes që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Sint Truiden. Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën play-off të Europa League, me miqtë që barazuan vetëm në minutën 91-të pak sekonda pasi Guri ishte zëvendësuar duke dalë nga fusha, ndërkohë që kur rezultati ishte 0-0 Sint-Truiden kishte humbur një 11-metërsh.

Për Gurin dhe Oostenden mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur por me paraqitjet e bëra në muajt e fundit vështirë se sulmuesi shkodran do të grumbullohet nga trajneri Edy Reja për sfidat kualifikuese që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...