Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Guri rigjen golin, i jep kualifikimin Oostendes

Goli i tretë sezonal dhe i dyti në Kupën e Belgjikës i Sindrit Gurit i hapi rrugën Oostendes drejt kualifikimit në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Ish sulmuesi i Kukësit rezultoi sërish përcaktues në Kupën e Belgjikës realizoi golit barazimit provizor 2-2 që çoi ndeshjen mes Mouscron dhe Oostendes në shtesë. Ishte një derbi shqiptarësh në fakt pasi me Mouscron luan mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda që ashtu si Guri e nisi sfidën si titullar. Në minutën e 81-të vetëm pak sekonda pasi vendasit kishin kaluar në avantazh Guri u zhbllokua pas një kohë të gjatë duke barazuar 2-2 dhe duke e çuar ndeshjen në shtesë. Në shtesë Oostende kaloi në avantazh 2-3 por vendasit arritën të barazonin në 3-3 dhe për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar u deshën goditjet e penalltive aty ku miqtë u treguan më të saktë për të fituar në fund 5-4 me penallti dhe për të avancuar më tej.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...