Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Guri “shpërthen” me poker golash, fiton zemrat e tifozëve të Ostendes

6 gola ne dy ndeshje miqesore. I kane mjaftuar pak dite Sindrit Gurit per t’u kthyer ne benjaminin e tifozeve te Ostendes. Sulmuesi pasi realizoi dy here kunder Zeuvelentes vendosi ta rriste performancen e tij ne takimin perballe Bruse Boys . 24-vjeçari realizoi 4 herë përballë ekipit te kategorisë së 6-të duke dhuruar edhe dy pasime vendimtare në fitoren e thellë  14-0 ndaj skuadrës holandeze.

Fillimisht Guri shënoi me të djathtën i vetëm me portierin, më pas ktheu në gol një 11 metërsh. Realizimi i  tretë erdhi nëpërmjet një goditjeje me kokë , ndërsa “pokerin” personal e mbylli me një devijim të lehtë me të majtën.

Ka nisur në mënyrën e duhur kjo aventurë e parë jashtë Shqipërie për shkodranin i cili në qershor u transferua nga Kukësi për tek Ostende. Sulmuesi realizoi 20 gola në kampionat duke merituar edhe ftesën e trajnerit të skuadrës tonë kombëtare Panucci. Tekniku boshnjak i Ostendes Adnan Custovic e sheh shqiptar si një pikë referimi për sezonin e ri dhe Guri i ka të gjtiha mundësit për të bërë diferencën edhe në ligën kryesore të Belgjikës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...