Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gurishta: I kënaqur me veten dhe Vllazninë, më pëlqen shumë të sulmoj

Erdenis Gurishta ishte një nga protagonistët e Vllaznisë në fitoren e sotme ndaj Teutës, pasi mbrojtësi shkodran ka marrë një tjetër shtysë e përgjegjësi me shiritin e kapitenit në krah dhe po konfirmohet një lider i vërtetë.

Shiriti i kapitenit duket se ju ka dhënë një shtysë më shumë në fushën e lojës…
Jam shumë i kënaqur, pasi është një Vllazni që dominon në fushë me të gjitha ekipet. Jam i kënaqur me veten dhe me ekipin, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi akoma nuk kemi fituar asgjë.

A besoni se ka ardhur koha për një transferim në një tjetër kampionat?
Kontrata është deri në fund të sezonit, por të shikojmë, pasi primare është situata e skuadrës. Jam i angazhuar për të bërë sa më mirë këtu dhe për të ndihmuar skuadrën, më pas të shohim si do rrjedhin gjërat.

Vitin e kaluar keni luajtur në shumë pozicione. Cili është roli juaj i preferuar?
Vitet e kaluara kam ndryshuar shumë pozicione, pasi duhej të përshtatesha për nevojat e ekipit. Kjo ndikoi për mirë edhe te unë. Te moshat e kam filluar si qendërmbrojtës, ndërsa te ekipi i parë kam luajtur mbrojtës krahu dhe më pëlqen ky pozicion, pasi mund të sulmoj më shumë. Të them të drejtën, më shumë më pëlqen të sulmoj sesa të mbroj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...