Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë, i gëzohet këtij suksesi të ekipit shkodran për faktin se i siguroi pjesëmarrjen në Europë në një fund sezoni mjaft të ngarkuar psikologjikisht.
“Po ndaj një sekret, jemi grumbulluar prej katër ditësh, kemi qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. U kam thënë shokëve që do ta fitonim Kupën. E kisha këtë besim nuk e di nga më vinte, por isha i bindur që do të fitonin.”
Impakti i Josës: “Që nga largimi i Brdaricit pësuam goditje psikologjike. U mundua edhe Plori. Ardhja e Josës ishte në momentin e duhur, solli entuziazëm, isha i bindur se do ta arrinim Europën. E kisha parashikuar që javët e fundit, në kampionat nuk do të ishin “Fair Play”. Kjo Kupë më shijon më shumë sepse kundërshtari ishte më i fortë dhe na duhej për pjesëmarrjen në Europë.”
E ardhmja: “Unë kam kontratë me Vllazninë, nëse një klub më dëshiron, duhet të paguajë për kartonin. Brenda Shqipërisë do të doja të luaja vetëm te Vllaznia, jashtë vendin do të doja të transferohesha për një kampionat më cilësor.
Dueli me Mazrekajn: “Mazrekaj është lojtar shumë i mirë, por në finale duhet të jesh më cinik. Ishte finale dhe çdo gabim kushton, ndaj daljet e mia ishin më të pakta.”
