Kategoria Superiore

Gurishta: Vllaznia ka luftuar me të gjithë, të tjerët e kanë pasur autostradë

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta është shfaqur në krah të trajnerit Thomas Brdaric në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Kastriotin. Mbrojtësi shkodran vlerësoi maksimalisht përballjen me krutanët dhe theksoi se kuqeblutë duan tre pikët, teksa tha se rivalët e Vllaznisë kanë pasur shumë ndeshje “të lehta” gjatë sezonit.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Kastriotin?
Nuk ka ndeshje të lehta, Kastrioti është një ekip për t’u vlerësuar. Është një ekip agresiv, sidomos në fushën e vet, por për ne nesër është një ndeshje finale. E konsiderojmë finale, sepse na duhet me doemos 3 pikët. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar, sepse dhe Kastriotit i nevojiten pikë, por ne na nevojiten më shumë se ata. Një ndeshje që duhet ta fitojmë me çdo kusht.

A besoni ende te titulli kampion?
Objektivi i Vllaznisë në këtë ndeshje do të jetë vetëm fitorja, pasi situata nuk është e komplikuar, por është në dorën tonë. Kemi dy ndeshje brenda një ndeshje jashtë dhe po të bëjmë detyrat dhe të marrim pikët e duhura, çdo gjë do të jetë në rregull.

Ju “djegin” gabimet e bëra gjatë rrugës?
Janë bërë shumë gabime rrugës, por të flas realitetin, kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë. Po ta shikojmë drejtë, ne kemi bërë luftë me të gjitha ekipet, ndërsa disa e kanë pasur autostradë. Ne nuk kemi pasur asnjë aleancë, gjithsesi nuk është justifikim ky dhe nuk duhet të merremi me ekipet e tjera. Ne shikojmë punë tonë dhe përderisa matematika na mban në luftë për titullin, pse mos shpresojmë, por gjithsesi objektivi jonë është që të jemi në 3 ekipet e para. Besoj që objektivi i Vllaznisë është drejt realizimit.

Kush e ka pasur autostradë?
Shikohen qartë ndeshjet e Vllaznisë dhe të ekipeve të tjera. Ne të gjitha ndeshjet i kemi luftë, ndërsa ekipet e tjera shpeshherë nuk i bëjnë kështu. Po t’i shikosh ndeshjet e Vllaznisë, pothuajse çdo ndeshje është me 6-7 kartonë, ndërsa ekipet e tjera nuk kanë asnjë karton, ka shumë “Fair-Play”. Nuk ka asnjë sparkadë, nuk ka asnjë vonesë loje. Kur luajnë kundër Vllaznisë luftojnë për jetë a vdekje, si të jetë ndeshja e fundit. Ashtu do të jetë edhe nesër.

Në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit pati shumë tension…
Po të jemi realistë, Kastrioti ndeshjen e fundit që ka zhvilluar në Shkodër ka treguar që është një ekip jo “Fair-Play”, pasi loja ka qenë me vonesa të shumta. Gjithsesi ne ia kthyem reston në Kamëz. Ajo humbje iu djeg shumë, por nesër është një ndeshje tjetër dhe besoj do të marrim maksimumin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency