Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Guus Til spektakolar, i shënon tre herë Ajaxit dhe i jep Superkupën PSV-së

PSV Eindhoven fiton trofeun e parë sezonal në Holandë, pasi mposhti Ajaxin me rezultatin 3-5 në finalen e Superkupës, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.

Vendasit e nisën mirë dhe gjetën golin e avantazhit me anë të blerjes më të re, Bergwijn në minutën e 15’, megjithatë PSV-ja shënoi dy herë brenda pjesës së parë me anë të Guus Til, duke përmbysur gjithçka para se të shkojë në dhomat e zhveshjes.

Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare, me plot 5 gola të shënuar, teksa AjaxiAntony e Kudus shënuan për Ajaxin, ndërsa Gakpo, Til e Simons për PSV-në, duke vulosur suksesin e këtyre të fundit 3-5.

Protagonist absolut Guus Til, që shënoi tre herë dhe mori në shtëpi jo vetëm medaljen e Superkupës së Holandës, por edhe topin e një ndeshjeje që do ta mbajë gjatë në memorie.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...