Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

“Guximtar dhe i saktë”, Gjimshiti fenomenal: “Fiku” Jovic dhe Giroud

Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje të madhe në “San Siro”. Kapiteni i kombëtares shqiptare dhe “shtylla” e Atalantës në qendër të mbrojtjes, shkëlqeu përballë kuqezinjve.

Zikaltrit e Gasperinit fituan 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të sfidojnë Fiorentinën. Kjo ishte fitorja e dytë e Atalantës përballë skuadrës së Piolit gjatë këtij sezoni. (3-2 në kampionat).

Gjimshiti tregoi saktësi, inteligjencë dhe klas të madh në duelet kundër lojtarëve kundërshtarë, teksa performanca e 30-vjeçarit u vlerësua me notën 7 nga shtypi italian.

Lexo edhe:

Gjimshiti ishte një ‘mur’ i vërtetë mbrojtës, duke mbyllur hapësirat qendrore me ndërhyrje vendimtare dhe shpeshherë në limite. Sa i guximshëm po aq edhe efektiv.

Kreu disa mbyllje dhe ndërhyrje të ndaluara për njerëzit me zemër të dobët, si ajo ndaj Leoas kur u nis furishëm drejt portës së Atalantës.

Guximi dhe saktësia e tij ua bënë jetën të vështirë kundërshtarëve si Calabria dhe Jovic. Dhe më pas i dha të njëjtin trajtim edhe Giroud kur u fut në fushë”.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....