Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Guxo preke me dorë Messin”, Mike Tyson kërcënon Alvarez: Shihemi në ring!

Argjentina fitoi 2-0 ndaj Meksikës, sukses të cilin lojtarët e Lionel Scalonit e festuan më stilin e tyre në dhomat e zhveshjes. Më i lumtur se kurrë u shfaq edhe Leo Messi, i cili realizoi golin e parë në Botërorin e Katarit.

Një episod gjatë festë argjentinase nuk është pritur aspak mirë në Meksikë. Messi ndërroi fanellën me një kundërshtar dhe gjatë koreve festuese u dallua fanella meksikane në tokë, diçka që ka zemëruar Canelo Alvarez.

Boksieri i famshëm meksikan kërcënoi yllin argjentinas: “E patë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Bën mirë t’i lutet Zotit që të mos më dalë përpara… Ai duhet ta respektojë Meksikën, njësoj siç respektoj unë Argjentinën”.

Në mbrojtje të shtatë herë fituesit të Topit të Artë kanë dalë disa lojtarë, duke deklaruar se lënia e fanellave apo “shkelja” e tyre gjatë festave në dhomat e zhveshjes është një gjë normale dhe bëhet pa qëllim të keq, me gjithë fanellat që lahen më pas.

Fjalët e Alvarez kanë tërbuar Mike Tyson, i cili njihet si një tifoz i Argjentinës. Legjenda e boksit ka një mesazh për homologun meksikan: “Dikush i quajtur Canelo kërcënoi Messin. Nëse ai guxon ta prekë me dorë, unë do të rikthehem në ring pas shumë vitesh”, deklaroi Iron Mike.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...