Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Gyndogan refuzon foton me shokët, krisje te Barcelona?!

Barcelona doli me kocka të thyera nga El Clasico i parë i sezonit. E rrëzuar në 92 minuta nën goditjet e të pandalshmit Jude Bellingham, skuadra e Xavit e gjen veten 5 pikë larg Realit të Madridit, por mbi të gjithave edhe me jo pak probleme të brendshme.

Përveç çështjeve ekonomike të klubit, me llogaritë gjithmonë në vuajtje dhe tensioni i krijuar nga çështja Negriera në lidhje me pagesat e arbitrave, gjërat nuk shkojnë mirë edhe në dhomat e zhveshjes. Deklaratat e dhëna nga Ilkay Guindgan pas sfidës me Realin kanë lënë shenjë. Ish kapiteni i Manchester Cityt u shfaq mjaft i ashpër me shokët e skuadrës në deklaratën pas humbjes me Realin dhe inati nuk i ka dalë me sa duket as 48 orë pas disfatës.

Lexo edhe: 

Prova vjen nga gjesti i mesfushorit gjerman gjatë mbrëmjes gala të Topit të Artë 2023. Pak para nisjes së ceremonisë ishte programuar edhe sfilata në tapetin e kuq dhe fotot e rastit. Siç provohet edhe nga një video e publikuar në Tik Tok dhe që është përcjellë dhe nga e përditshmja madrilene As, Gyndogan është larguar pak më para se të bëhej fotoja e grupit të lojtarëve te Barcelonës që ishin prezentë me Marc Andre Ter Stegen, Alejandro Balde dhe presidentin Laporta.

Mund të imagjinohet se vendimi i Gyndogan për të mos qen në foto  i detyrohet faktit që ceremonia ka të bëjë me rezultatet e sezonit të kaluar, kur mesfushori nuk militonte te Barca, por gjithsesi veprimi ka ngjallur dyshime. Xavit i takon të qetësojë mesfushorin me eksperiencë që ishte dhe afrimi më i çmuar i merkatos së fundit te Barcelona.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....