Premier League

Haaland asist për Arsenalin, The Gunners “joshin” sulmuesin e City

Manchester City është fokusuar të zyrtarizojë sa më shpejt të jetë e mundur firmën me një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, Erling Haaland. Norvegjezi ka pranuar të bashkohet me projektin e The Citizens ndërsa me mbërritjen e lojtarit të Dortmund në Etihad Stadium, zvogëlohen ndjeshëm hapësirat për Gabriel Jesus.

Madje, edhe në këtë sezon braziliani nuk ka qenë më i preferuari në zgjedhjet e trajnerit Pep Guardiola dhe në 24 ndeshje me “Qytetarët” vetëm 14 i ka nisur nga minuta e parë. Në këtë formë, menaxheri i 25-vjeçarit ka nisur bisedimet me Arsenal për ta transferuar në Londër përfaqësuesin e tij. Topçinjtë mund t’i dhurojnë një rol protagonisti në sezonin e ri teksa fakti që Jesus e njeh mirë Premier League përbën një avantazh për Arsenalin.

Kontrata e Jesus me Cityn përfundon në vitin 2023 dhe klubi nga Manchesteri është i hapur ta lejojë të largohet për të mos e humbur me parametër zero. Gjithsesi, bisedimet me Arsenal janë vetëm në fillimet e tyre dhe ende nuk ka asgjë konkrete rreth të ardhmes së sulmuesit, i cili me Kupën e Botës në horizont kërkon vetëm garancinë e minutave për të fituar një rol të rëndësishëm edhe në kombëtaren e Brazilit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency