Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Haaland braktis Kombëtaren, Guardiola në panik

Erling Haaland është detyruar të braktisë grumbullimin me Kombëtaren. Bomberi i njohur ishte gati të jepte kontributin e tij te skuadra e Norvegjisë për takimet e eliminatoreve të Euro 2024 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Goleadori i Manchester City po përballet me probleme fizike në ijë. Frenimi i 22-vjeçarit ka shkaktuar panik edhe te kampionët e Anglisë. Manchester City e pret një përballje e zjarrtë në Premier League.

Lexo edhe:

  1. Sylvinho nis të skicojë formacionin, çfarë provoi në stërvitjen e të mërkurës
  2. Arrestohet Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbllit në Kosovë
  3. Cilësohej “Messi i ri”, ish-talenti i Barcelonës tërhiqet në moshën 32-vjeçare
  4. Arrestimi i Agim Ademit/ Për çfarë akuzohet dhe sa rrezikon kreu i FFK-së

Skuadra e Pep Guardiolës sfidon Liverpoolin në “Etihad Stadium” (1 prill), duel që vjen si gjithmonë në SuperSport. City po lufton me Arsenalin për fitimin e titullit kampion.

Gunners kryesojnë pas javës së 28-të me 8 pikë mbi kampionët në fuqi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak se rivalët.

Haaland po thyen rekord pas rekordi në sezonin e tij të parë me skuadrën nga Manchesteri. Norvegjezi numëron 28 gola në kampionat dhe 42 në total në të gjithë kompeticionet.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...