Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Haaland: CR7 dhe Ibra shembuj, Bayerni ekipi për t’u mundur

Erling Haaland është vetëm 20 vjeç, megjithatë mbetet ndër më  të kërkuarit nga klubet me të mëdha europiane. Sulmuesi norvegjez i Borussias së Dortmundit pak ditë më parë fitoi çmimin “Golden Boy 2020”, që jepet nga “Tuttosport”. Që nga bashkimi me Borussian e Dortmundit nga Salzburgu në janar, ai ka shënuar 23 herë në Bundesligë, me një mesatare një gol në çdo 74 minuta lojë. Vetëm Robert Lewandowski (28) dhe Ronaldo (27) kanë shënuar më shumë gola në pesë kampionatet më të mira të Europës, që nga 18 janari.

I pyetur për lojtarët më të mirë të Serisë A, Ronaldo dhe Ibrahimovic, norvegjezi deklaroi:

“Janë dy kampionë, dy fenomenë. U magjepsa duke i parë në TV. Janë idhujt e shumë futbollistëve, duke përfshirë edhe mua. Ata janë shembuj për t’u imituar për vazhdimësinë që i lejon të qëndrojnë në nivelin më të lartë për kaq shumë vite.”

Haaland e pranon se Bayerni është skuadra më e fortë e momentit:

“Fitimi i Championsit është pa dyshim ëndrra ime e madhe. Dua të fitoj trofe me Dortmundin. Tani për tani, Bayern Munich është skuadra më e mirë në botë dhe ne duhet të përpiqemi të arrijmë një nivel më të lartë që ta mundim. Do të përpiqemi me të gjitha forcat tona”.

Ka shumë spekulime rreth të ardhmes së 20-vjeçarit, i cili është i përqendruar vetëm në atë që ndodhë në fushën e blertë:

“Unë mendoj vetëm të luaj, të stërvitem dhe të përmirësohem çdo ditë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...