Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Haaland dëshira e madhe e Perez, bosi madrilen telefonon drejtuesin e Dortmundit

Rifillimi i Bundesligës, duke qenë se është dhe i vetmi kampionat nga 5 ligat kryesore që po luhet aktualisht, ka patur audiencë maksimale. Një prej këtyre sfidave ishte dhe derbit i Ruhrit, Borussia Dortmund-Schalke 04, takim i fituar në shifrat 4-0 nga ana verdhezinjve.

Në këtë sfidë sigurisht një vëmendje të veçantë ka patur edhe Erling Haaland, i cili u shfaq edhe si protagonist në këtë takim duke gjetur rrugën e rrjetës. Kaq ka mjaftuar që presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ta rikthejë sërish vëmendjen ndaj sulmuesit.

Për këtë të fundit kreu i klubit madrilen ka patur një bisede telefonike me drejtorin ekzekutiv të verdhezinjve, Joachim Watzke. Një gjë të tillë e zbulon vetë Watzke, i cili është shprehur sa ka patur mesazhe të shumta që komplimentonin skuadrën për paraqitjen e bërë pas një ndalesë të gjatë, nga personazhe si Jurgen Kloop dhe Florentino Perez.

Drejtori Ekzekutiv i Dortmundit dhe kreu i madrilenëve kanë një raport shumë miqësore mes tyre, ndërkohë që siç vete Watzke e pohon, Perez e ka parë më me vëmendje sfidën, ndërsa mediat në Gjermani aludojnë se në këtë bashkëbisedim mes tyre është folur në veçanti për Haaland, edhe pse një gjë e tillë është mohuar nga ana e drejtuesi i verdhezinjve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...