Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Haaland dhe marrëdhënia me Guardiolën: Më pëlqen se është maniak si unë!

Erling Haaland nuk do të kishte ëndërruar për një start më të mirë me Manchester Cityn. Në shtatë ndeshjet e para me fanellën e The Citizens, bomberi norvegjez ka realizuar plot 12 gola duke thyer menjëherë rekorde në kampionatin anglez. Megjithatë, vetë 22-vjçari nuk është i surprizuar për këtë fillim me Cityn, ndërsa tregon edhe raportin e tij me trajnerin Pep Guardiola. Haaland thekson se i pëlqen tekniku spanjoll pasi edhe ai është manjak si Guardiola.

I surprizuar për startin me Cityn- “Pak po, por nuk jam i shokuar sepse i njoh aftësitë e mia dhe të skuadrës me të cilën luaj. Kam shokë të shkëlqyer dhe luaj në një klub shumë të mirë. Adhuroj të luaj në Etihad Stadium, deri tani jemi argëtuar.

Raporti me Guardiolën? Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë sepse ai është një maniak i futbollit, ashtu si edhe unë. Të dy e duam shumë futbollin, ai është i çmendur dhe mua më pëlqen. Mendon gjithnjë se sit ë përmirësoj futbollistët, është pak i komplikuar dhe është e vështirë të adaptohesh me lojën e tij. Megjithatë, jam munduar të mësohem sa më shpejt sepse nuk mund të humbas kohë”, u shpreh Haaland.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...