Angli

“Haaland është një monstër”, Evra: City nuk ka më justifikime!

Kryefjala në skuadrën e Manchester City për këtë sezon është Erling Haaland. Futbollisti norvegjez e ka nisur me “këmbë të mbarë” aventurën me ekipin anglez ndërsa është shndërruar në liderin e ofensivës së trajnerit Pep Guardiola. Të gjithë e cilësojnë Haaland si “armën” e munguar të Cityt në vitet e fundit dhe tashmë që skuadra është e kompletuar me një bomber nuk ka më justifikime për të triumfuar edhe në Europë, përveç kampionatit. Këtyre zërave i bashkohet edhe Patrice Evra i cili thekson se Haaland është një numër nëntë tipik, ndërsa shton se Champions tashmë është një objektiv që duhet arritur me patjetër.

“Haaland është një monstër, ai e përdor shumë mirë fizikun e tij dhe në zonë është një “vrasës” i vërtetë. Lëviz gjithnjë në mënyrën e duhur, është si një “mace”. E ka futur skuadrën në “shinat” e duhura sepse Haaland është një numër nëntë i vërtetë.

City e fitonte kampionatin edhe pa sulmues, por tashmë nuk kanë më justifikime sa i përket Champions League. Më parë kanë vuajtur në Europë, por me Haaland është tjetër histori. Kur humbën me Chelsean në finale, Guardiola luajti pa sulmues, por tashmë diçka e tillë nuk ndodh më”, u shpreh Evra.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency