Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Haaland i frikshëm përpara portës, nuk do e ndalë dot askush”

Erling Haaland është lojtari që i mungonte Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës sulmon dhe krijon raste pafund, mundësi të cilat bomberi norvegjez pritet t’i shfrytëzojë në maksimum për të shënuar sa më shumë gola.

22-vjeçarit i mjaftuan 12 minuta për të gjetur golin e parë me kampionët e Anglisë në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Bayern Munchen. Phil Foden është ndalur te cilësitë e Haaland në një prononcim për Sky Sports UK, ku ndër të tjera deklaron:

Erling është një djalë i shkëlqyer jashtë fushave, ai është një vlerë e shtuar për ne. Ai i bën të gjithë për të qeshur dhe është jashtëzakonisht i përulur. Pastaj, ai është i frikshëm përpara portës…

Të gjithë i dinë rekordet e tij të golave, por ai ka ardhur në një kampionat tjetër me një futboll shumë më të shpejtë. Mund t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me një lloj tjetër futbolli, por jam i bindur se nuk do ta ndalë askush.

Siç e thashë, është vërtetë i frikshëm përpara portës. Nëse ia dalim ta furnizojmë me topa do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtë vit”, deklaroi anglezi 22-vjeçar, një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Cityzens”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...