Bundesliga

Haaland i siguron vendin e dytë Dortmundit, Werderi i Rashicës me shpresa të venitura

Borussia e Dortmundit siguron matematkisht vendin e dytë në Bundesligë një javë para mbylljes së kampionatit. Verdhezinjtë fituan 0-2 ndaj Leipzigut, që ishte rivali i drejtpërdrejtë për këtë pozicion. Në “Red Bull Arena” skena ishte e gjitha për Erling Haaland, që shënoi dy golat e sfidës, një në çdo pjesë. Talenti norvegjez e tundi fillimisht rrjetën në minutën e 30-të, ndërsa të dytin e realizoi në të tretën shtesë.

Bayerni i Mynihut, edhe pse e kishte fituar zyrarisht titullin, nuk toleroi ndaj Frieburgut, duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Robert Lewandowski realizoi një dygolësh me mjaft vlerë në garën për Këpucën e Artë, duke shkuar në kuotën e 33 finalizimeve në po kaq ndeshje.

Leverkuseni humbet terren ndaj Gladbachut (fitoi 1-3 ndaj Paderbornit) për ventin e katërt, pasi u dorëzua 2-0 përballë Herthas së Berlinit, ndërsa Wolfsburgu me suksesin 1-4 ndaj Schalkes siguroi pjesëmarrjen në Europë (49 pikë). E njëjta gjë edhe për  Hoffenheimin (po 49 pikë), që shkatërroi 4-0 Union Berlinin.

Sa i përket luftës për mbijetesë, Werder Bremeni, me humbjen 3-1 ndaj Mainzit, është thuajse i rënë në Bundesligën 2. Skuadra e Rashicës (futbollisti “dardan” ishte në stol) ka një shpresë për të luajtur në play out, por duhet të fitojë takimin e fundit ndaj Këlnit dhe Dusseldorfi të humbasë në fushën e Union Berlinit. Këto janë rezultatet e javës së 33-të:

Java 33

Bayern Munich – Freiburg 3-1

Dusseldorf – Augsburg 1-1

FC Koln – Eintracht Frankfurt 1-1

Hertha Berlin – Bayer Leverkusen 2-0

Hoffenheim – Union Berlin 4- 0

Mainz – Werder Bremen 3 – 1

Paderborn – B. Monchengladbach 1-3

RB Leipzig – Dortmund 0-2

Schalke – Wolfsburg 1-4

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency