Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Haaland: Largimi i Sanchos më trishtoi, Dortmund e zëvendëson me Malen!

Largimi i Jadon Sanchos nga Borussia e Dortmundit ka shtuar zëra për një lamtumirë të parakohëshme nga verdhezinjtë edhe të sulmuesit kryesor Erling Haaland kjo për vetë faktin pasi talenti norvegjez kishte një raport të shkëlqyer me yllin anglez që në ditët e ardhshme do të zyrtarizojë kalimin te Manchester United. Vetë Haaland në një intervistë është shfaqur shumë i mërzitur për largimin e Sanchos pasi ai i ishte shoku i tij më i mirë te Dortmundi, gjithsesi pavarsisht interesimit të Chelseat për djaloshin skandinav gjasat janë që Haaland të qëndrojë në Signal Iduna Park edhe sezonin e ardhshëm.

“E trishtë që u largua Jadon Sancho, por kështu është futbolli. Ne kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sidomos në këtë sport. Mendoj se në skuadër ka edhe të tjerë lojtarë me të cilët ndihem mirë dhe rehat. Të shohim se me cilin do të kem ‘feeling’ më të mirë“, theksoi Haaland.

Ndërkohë për të zëvendësuar Jadon Sanchos, Dortmundi është shumë afër blerjes së sulmuesit të përfaqësueses holandeze Donyell Malen. Akordi më PSV Eindhoven është afër dhe lajmin për afrimin e 22-vjeçarit tulipan i cili aktvizohet në të majtë të sulmit e konfirmoi edhe drejtori sportiv i verdhezinjëve Michael Zorc. PSV-ja për Malen kërkon 30 milionë euro ndërkohë që Dortmundi deri tani e ka çuar ofertën në 25 milionë euro, por shumë shpejt pritet të gjendet gjuha e përbashkët që sulmuesi holandez të transferohet në Gjermani.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...