Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Haaland makineri golash, Dortmundi fitore spektakolare në “BayArena”

Spektakël dhe gola në sfidën e “BayArenas” mes vendësve të Bayer Leverkusenit dhe Borussias së Dortmundit, e mbyllur me fitoren 3-4 të verdhezinjve.

I papërmbajtshëm në këtë sfidë i zakonshmi Erling Haaland, që hapi dhe mbylli serinë e golave të verdhezinjve, ndërsa “Aspirinat” ndiejnë keqardhje për faktin se tri herë nuk arritën të ruanin epërsinë.

Vendësit shënuan të parët me Wirtz që në minutën e 9-të, ndërsa në të 37-tën barazoi Haaland. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për vendësit, falë Patrick Schik në minutën e parë shtesë.

Brandt barazoi shifrat në 2-2 sapo nisi pjesa e dytë (49’), por “Aspirinat” pak minuta më vonë e panë sërish veten në epërsi me golin e Diaby (55’).

Pas këtij momenti dominoi në lojë Borussia e Dortmundit që shënoi dy gola të njëpasnjëshëm me autorë Guerreiro dhe Haaland.

Për gjigantin norvegjez bëhet fjalë për 5 gola në katër ndeshjet e para të Bundesligës, ndërsa në pesë takimet e fundit, duke përfshirë edhe sfidat me kombëtaren, ka realizuar plot 8 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...