Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Haaland mban hapur garën për titull, Paderborn bie matematikisht, Gjasula hyn në histori

Erling Haaland shënoi një gol në minutën e 5-të shtesë të përballjes mes Fortuna Dusseldorf dhe Borussia Dortmund dhe u dha këtyre të fundit fitoren minimale 0-1, që mban ende të hapur garën për titullin kampion.

Ndonëse vuajtën jo pak për të gjetur golin e fitores, verdhezinjte me këtë tre pikësh ngjiten në kuotën e 66 pikëve, 4 më pak se Bayerni kryesues, që luan sonte një sfidë të vështirë me Borussia Monchengladbach.

Paderborni i Jurgen Gjasulës bëhet skuadra e parë e Bundesligës, që bie edhe matematikisht një kategori më poshtë, prej nga erdhi një vit më parë, teksa pasditen e sotme u mposht me rezultatin e thellë 1-5 nga rivali direkt për mbijetesë Werder Bremen.

Sfida në “Benteler Arena” të Paderbornit nisi me mjaft vrull nga ana e miqve ,që në minutën e 18’ fituan një 11-metërsh, por goditja e Milot Rashicës nuk ishte e saktë dhe rezultati vijoi të mbetet i barabartë.

Megjithatë vetëm 3 minuta më vonë ishte Klassen që zhbllokoi shifrat, ndërsa më vonë Osako, sërish Klassen, Eggestein dhe Fulkurg vulosën suksesin e Werder Bremen, duke bërë që goli i Sabiri për vendasit, të shërbente vetëm për statistikë.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula ishte sërish titullar dhe qëndroi në fushë për 78 minuta, ndërsa sot u bë pjesë e historisë së Budesligës, si lojtari me më shumë kartonë të verdhë në një sezon të vetëm.

Rekordi deri tani mbahej nga polaku Tomasz Hajto me 16 kartonë të verdhë në sezonin 1998-1999, me fanellën e Duisburgut, ndërsa tani Gjasula e ka kaluar këtë rekord, duke marrë sot kartonin e 17 të verdhë sezonal, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi.

Edhe sfidat e tjera folën për skuadrat udhëtuese, pasi Eintracht Frankfurt triumfoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Herthës së Berlinit, ndërsa skuadra tjetër e kryeqytetit, Union Berlin triumfoi në transfertën ndaj Kolnit me shifrat 1-2. Vetëm barazim 2-2 në takimin mes Wolfsburgut dhe Freiburgut.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...