Erling Haaland është një nga lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni teksa deri më tani sulmuesi i Manchester City shkëlqen duke shënuar një “mal” me gola. Janë plot 18 gola të shënuar nga norvegjezi vetëm sa i takon Premier League ndërsa shifra shkon në 23 realizime nëse i shtojmë edhe golat në Champions League.
Por, gjithë këto arritje të 22-vjeçarit nuk janë rastësi pasi Haaland është një profesionist i vërtetë që zbaton regjimin e duhur për të marrë rezultatet maksimale. Madje, për t’u rritur edhe më shumë, pasi Haaland është në kërkim të perfeksionit, së fundmi ka nisur edhe kursin intensive të spanjishtes.
Sulmuesi kërkon që të kuptojë plotësisht idetë e trajnerit Pep Guardiola teksa për shkak se tek Manchester City janë një sërë futbollistësh që komunikojnë në gjuhën spanjolle, atëherë edhe Guardiola me stafin e tij preferojnë këtë gjuhë gjatë leksionit të përgatitjes për ndeshjet.
Atëherë, Haaland për t’u mos pasur vështirësi, po mëson në mënyrë intensive gjuhën spanjolle dhe në këtë formë mund të jetë edhe më i lirshëm në komunikimin brenda skuadrës së The Citizens.
