Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Haaland nuk paraqitet në grumbullim me Dortmundin, Chelsea përgatit 175 mln euro!

Te Borussia e Dortmundit ka një çështje Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez nuk është paraqitur të hënën në grumbullimin e skuadrës verdhezi për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, duke lënë të kuptohet se dëshiron largimin nga Signal Iduna Park, ndërkohë që drejtuesit e Borussias nuk kanë ndërmend ta lëshojnë të paktën në merkaton e kësaj vere. Mungesa e tij e pajustifikueshme në grumbullim ka bërë që në Gjermani të aludohet shumë lidhur me atë se çfarë po ndodh me Haaland por për të qetësuar për momentin tifozët e Dortmundit, ka menduar drejtori sportiv i verdhezinjëve Michael Zorc i cili në një intervistë për Sky Deutschland ka zhdramatizuar disi situatën teksa duke qeshur ka deklaruar:” Haaland është në Angli”. Sipas mediave angleze Chelsea e ka marrë seriozisht dhe kërkon të firmosë me talentin norvegjez që në këtë merkato madje për të bindur Dortmundin po përgatit një ofertë prej 175 milionë eurosh.

Pasi kanë shitur Jadon Sanchon te Manchester United në shtëpinë e Dortmundit kanë bërë me dije disa herë se 20-vjeçari skandinav është i pashitshëm, por në lojë është future Mino Raiola menaxheri i famshëm i cili mbron të drejtat e Haaland dhe po këmbëngul për ta transferuar te Chelsea pasi nga shitja e yllit norvegjez, italiani mund të përfitojë një komision shumë të lartë prej 40 milionë eurosh. Erling Haaland ka një kontratë me Borussian e Dortmundit deri në verën e vitit 2024, ndërkohë që në marrëveshjen e tij me verdhezinjtë ekziston një klauzolë që në verën e vitit të ardhshëm 20-vjeçari mund të largohet nga Dortmundi për 75 milionë euro. Pandemia e COVID-19 ka goditur rëndshëm arkat e Dortmundit që ka probleme ekonomike teksa vetëm në bilancin që është mbyllur më 30 qershor ka regjistruar një humbje prej 75 milionë eurosh shtoji këtyre edhe 43,9 milionë euro humbje në bilancin e vitit të kaluar. Kështu që lidhur me të ardhmen e Haaland dëshira e drejtuesve të Dortmundit është ta konfirmojnë edhe për sezonin e ardhshëm por kur në lojë janë një “mal” me para nuk mund të përjashtohen surprizat.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...