Merkato

Haaland shihet si pasuesi i Ronaldos tek Juvja

Nuk është enigmë që Juvja është në kërkim të një sulmuesi për epokën post-Ronaldo apo për të zëvendësuar edhe Gonzalo Higuainin. Në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve janë Milik dhe Icardi, por pa u ndier drejtori sportiv Paratici po punon për një goditje akoma edhe më të madhe. Ndoshta jë menjëherë, por duke menduar për të ardhmën. Bëhet fjalë për talentin norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland, i cili po mahnit mbarë opinionin futbollistik me rritjen e tij eksponenciale.

Norvegjezin tek Juventusi e kanë piketuar si pasuesin e Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. Milik kërkohet menjëherë dhe më pas, në verën e vitit 2021 të gjitha bateritë do të shkarkohen për Haaland.

Një operacion jo shumë i vështirë për t’u mbyllur me sukses, pasi Haaland ka klauzolë largimi 75 milionë euro dhe marrëdhëniet e bardhezinjve me menaxherin e sulmuesit, Mino Raiola, janë të shkëlqyera.

Gjithsesi, për Haaland duhet lëvizur shpejt, sepse edhe Reali i Madridit i është vënë pas dhe mund të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e tij.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency