Bundesliga

Haaland si “magnet” për sponsorët/ Norvegjezi “eklipson” Messin, Neymar dhe Ronaldon

Erling Haaland nga sezoni i ardhshëm do të jetë një lojtar i Manchester City, me gjigandin norvegjez që pas pas Bundesligës ku shkëlqeu me fanellën e Dortmundit, do të provojë të “pushtojë” edhe Premier League. 21-vjeçari nën urdhrat e Pep Guardiolës do të fitojë gjithashtu më shumë vëmendje ndërsa duke njohur shikueshmërinë e futbollit anglez, sponsorët kanë nisur luftën për të nënshkruan me Haaland.

Dy market e famshme botërore, Adidas dhe Puma po këmbëngulin për t’u përfaqësuar në atletet që sulmuesi do të veshë në ndeshjet me “The Citizens”. Në mediat angleze raportohen se si Adidas, ashtu edhe Puma i ofrojnë Haaland një kontratë prej 50 milionë paund.

Sakaq, Puma është sponsori në fanellën e Manchester City dhe në vitin 2019 nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me anglezët ndërsa do të kërkojnë të shfrytëzojnë marrëdhënien me klubin e ri të Haaland për të bindur lojtarin.

Sakaq, në momentin që Haaland do të firmosë me njërën nga dy market më të famshme botërore, atëherë do të shndërrohej edhe në futbolistin që përfiton më shumë para nga sponsorët duke lënë pas në këtë renditje Lionel Messin, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency