Tetë nga skuadrat më të mira në Evropë janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tri prej tyre duket se dallohen nga të tjerat: Manchester City, Bayerni dhe Reali i Madridit. Kuptohet, të teta kanë në përbërje lojtarë të talentuar nga ana teknike, taktike dhe fizike.
Megjithatë, është një që dallon bie mbi të tjerët: Erling Haaland. 22-vjeçari mëngjarash (në fakt, nuk ka mëngjarash të keq), i blerë nga City me synim fitimin e Championsit, ka fizik spektakolar.
LEXO EDHE:
- Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
- “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
- Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
- Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”
Një virtyt që në futbollin aktual ka një ndikim shumë të rëndësishëm në aftësitë teknike të lojtarëve.
Dhe në rastin e Haalandit, shumë më tepër, sepse të dhënat e tij fizike janë shumë mbi mesataren.
Në moshën 5-vjeçare, ai vendosi një rekord botëror në kërcim së gjati, duke kërcyer 1.75 metra: një cilësi gjenetike që duhej shfrytëzuar.
Kur luante në Gjermani, 60 metra e ka bërë për 6.23 sekonda, kur rekordi botëror i pistës është 6.13!
Shpejtësia e tij maksimale është 36 km/h, shumë afër 37 km/h të francezit Mbappe.
Forca e tij relative (fuqia për kilogram të peshës trupore) është shumë e lartë, gjë që favorizon kërcimet dhe sprintet e tij.
Nëse i shtojmë edhe egon dhe urinë e tij për trofe, gjendemi përpara një lojtari që aktualisht është në majën e të ekselencës fizike dhe teknike.
