Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Haaland zot i fatit të tij, pas dy sezonesh mund të largohet nga City, detajet e kontratës

Pas Kylian Mbappésë, që për muaj më radhë qëndroi mes PSG dhe Realit të Madridit (në fund rinovoi kontratën), Erling Haaland (21 vjeç) ka qenë telenovela e dytë e madhe në futboll kohët e fundit. Duket se për të ardhmen e norvegjezit do të flitet shumë vetëm pas një viti e gjysmë. Sepse, kur Haaland firmosi me Manchester City-n më 10 maj, ai siguroi dy objektiva: të bëhej futbollisti i dytë më i paguar në Premier League, pas Cristianos, falë pagës neto prej 25 milionë eurosh në vit, dhe të kontrollojë çdo hap të karrierës së tij. Diçka që nuk ishte e lehtë për t’u negociuar për Rafaela Pimientan, krahun e djathtë të Mino Raiolas, i cili ndërroi jetë më 30 prill.

Avokatja braziliane arriti të përfshijë dy klauzola lirimi në kontratë, që i lejojnë Haaland të vendosë nëse do të vazhdojë në “Etihad Stadium” apo do të ndryshojë klubin në fund të sezonit të dytë dhe të tretë. Pas vitit të dytë norvegjezi mund të largohet për 200 milionë euro dhe pas vitit të tretë për 175 milionë.

Janë shifra të larta, pa dyshim, por në të njëjtën kohë të përballueshme për klubet që duan sulmuesin, i cili sipas një studimi të fundit të Observatorit të Futbollit CIES është futbollisti i tretë më i vlefshëm në botë me vlerë transferimi 152 milionë, vetëm pas Mbappésë (219 milionë) dhe Vinícius (185 milionë). Pa harruar faktin që Real i Madridit ofroi 200 milionë për Mbappenë verën e kaluar, kur ai kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG-në.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...