Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Haas merr goditjen e radhës, largohet edhe Kevin Magnussen

Pas Romain Grosjean, vendos të largohet nga skuadra amerikane Haas edhe piloti danez, Kevin Magnussen. 28-vjeçari skandinav bëri të ditur se edhe ai do të ndjekë shembullin e pilotit francez të skuadrës, për t’u larguar në fund të këtij sezoni nga ekipi nga Shtetet e Bashkuara Haas F1 Team.

Një goditje vërtet shumë e rëndë për drejtuesit e skuadrës amerikane, që pozicionohet në vendin e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm me vetëm 3 pikë gjithsej, duke lënë prapa vetëm ekipin britanik Williams – Mercedes, që mbyll renditjen pa asnjë pikë.

Fillimisht ishte Romain Grosjean ai që shpalli publikisht largimin e tij, në fundin e këtij sezoni nga radhët e skuadrës amerikane, megjithatë nuk vonoi shumë dhe reagoi pa humbur kohë edhe shoku i tij i ekipit Kevin Magnussen, që shpjegoi se edhe ai vetë nuk ka ndër mend të garojë më me skuadrën nga Shtetet e Bashkuara në sezonin e ardhshëm.

Edhe edicioni i 72-të i Formulës 1 do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 10 skuadrave dhe drejtuesit e ekipit amerikan tani janë të shtrënguar për të reaguar shpejt, duke marrë masat e nevojshme për të rekrutuar dy pilotë për sezonin e vitit 2021. Piloti nga Danimarka postoi në Instagram një mesazh ku qartësonte se sezoni i vitit 2020 do të ishte i fundit për të në Formula 1, me ekipin Haas Racing.

28-vjeçari nga Roskilde e quajti një udhëtim të këndshëm karrierën e deritanishme 4-vjeçare në radhët e ekipit amerikan. Magnussen pranoi se e shijoi në maksimum faktin që u përzgjodh për të qenë pjesë e një skuadre krejtësisht të re në këtë sport. Piloti nordik e konsideroi rrugëtimin e bërë me ekipin nga Shtetet e Bashkuara si një sfidë të këndshme dhe goxha interesante, që shërbeu shumë për t’i dhënë eksperiencën e duhur, duke e përmirësuar ndjeshëm që të rritet në çdo aspekt, por mbi të gjitha si një pilot të Formulës 1.

Ai falenderoi në mënyrë të vecantë drejtuesit më të lartë të skuadrës Gene Haas dhe Guenther Steiner si dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, për besimin e treguar në këto katër vjet. E ardhmja tani mbetet vërtet shumë e paqartë, duke marrë parasysh faktin që në dispozicion mbeten fare pak vende të lira në këtë sport, kështuqë Kevin Magnussen do ta ketë tepër të vështirë për të siguruar një kontratë me kohë të plotë për sezonin e ardhshëm, prandaj nuk përjashtohet aspak mundësia për ta parë pilotin danez si një zgjidhje alternative, pra si një pilot rezervë, apo qoftë edhe në pozita pritëse, për t’u përgatitur për një rikthim të mundshëm në sezonin e vitit 2022, ku pritet që ky sport të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.

Në një intervistë Magnussen shpjegoi se po punon për të planifikuar të ardhmen e tij. 28-vjeçari deklaroi se nëse do të ketë zhvillime do të publikojë vetë gjithçka, ndërkohë në lidhje me vazhdimin e sezonit ai shtoi se mbeten edhe gjashtë gara gjithsej dhe pasi i falënderoi të gjithë fansat e tij për mbështetjen e madhe Magnussen premtoi se do të bëj të pamundurën për ta mbyllur sa më mirë këtë edicion.

Kevin Magnussen kaloi në radhët e ekipit nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, pra një vit më vonë krahasuar me shokun e skuadrës, pilotin francez Romain Grosjean. Gjatë kësaj kohe piloti danez ka grumbulluar në total 96 pikë, duke regjistruar gjithashtu edhe të vetmen xhiro të shpejtë të fiksuar në historinë e ekipit amerikan, pikërisht sezonin e kaluar në Çmimin e Madh të Singaporit. Zgjedhjet për të ardhmen mbeten gjithsesi të kufizuara për pilotin skandinav, ndërkohë në krahun tjetër drejtuesi I skuadrës Guenther Steiner i falënderoi të dy pilotët, për bashkëpunimin e frytshëm si dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë këtyre sezoneve.

55-vjeçari italian, nga Tiroli i Jugut pranoi se Grosjean dhe Magnussen kanë luajtur një rol domethënës në sukseset e Team Haas, madje ai pret rezultate të mira gjithashtu edhe në garat e mbetura të vitit 2020, një vit i mbushur plot sfida për makinën VF-20. Skuadra Haas përdor motorë Ferrari dhe rezultatet e ekipit amerikan në njëfarë mënyre konfirmojnë edhe krizën e rëndë që ka pushtuar skuderinë e famshme italiane.

Sa i përket rezultateve dyshja Grosjean – Magnussen ia ka dalë mbanë për të hyrë dy herë gjatë këtij sezoni në zonën e pikëve. Në garën e fundit në Nurburgring 34-vjeçari franko-zviceran e mbylli aventurën e tij në vendin e 9-të, ndërsa në garën e tretë të sezonit u pozicionua gjithashtu brenda zonës së pikëve edhe 28-vjeçari nordik, që e përfundoi garën e Hungaroringut në vendin e 10.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...