Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Habit Behrami, jep dorëheqjen nga Zvicra!

Në moshën 33-vjeçare Valon Behrami mesfushori me origjinë shqiptare i jep lamtumirën përfaqësueses së Zvicrës. Behrami nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram ka komunikuar tërheqjen nga futbolli në nivel përfaqësuesesh për t’iu përkushtuar plotësisht karrierës në nivel klubesh. Pas 83 paraqitjeve dhe 2 golave të realizuar, 33-vjeçari ka vendosur të thotë stop për t’u lënë vendin lojtarëve më të rinj në moshë. Behrami ka qenë pjesë e Zvicrës në disa kompeticione madhore teksa me pjesëmarrjen në Rusi 2018 ai u bë lojtari i parë zviceran që aktivizohet në 4 Kupa Bote radhazi. Tashmë mesfushori i lindur në Mitrovicë do të jetë i fokusuar vetëm te skuadra e tij Udinese.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...