David Beckham ka zbuluar se gruaja e tij, Victoria, ha saktësisht të njëjtin vakt çdo ditë dhe e ka bërë këtë gjë që kur janë lidhur bashkë 25 vite më parë.
Beckham u takua me ish-anëtaren e grupit ‘Spice Girl’ në vitet ’90 dhe pavarësisht se lidhja e tyre k shumë vite tashmë dhe kanë qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes, ata ia kanë dalë që të vazhdojnë të jenë bashkë.
Megjithatë, ka pasur disa pengesa për të kapërcyer. Duke folur në podcastin ‘River Cafe Table 4’, ish-anësori i Manchester United, Beckham tregoi mënyrën e tij të të ngrënit në krahasim me zakonet e gruas së tij.
“Unë emocionohem shumë për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë atë. Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, ajo shumë rrallë do të devijojë nga kjo.”-tha Beckham
46-vjeçari vazhdoi: “E vetmja herë që Victoria ndoshta ka provuar diçka që ka qenë në pjatën time ishte në kohën kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk më kujtohet se çfarë ishte, por e di që ajo nuk ka ngrënë më gjë tjetër që atëherë”.
David dhe Victoria kanë katër fëmijë së bashku dhe djali i tyre i dytë, Romeo, ka ndjekur hapat e babait të tij për t’u bërë një futbollist profesionist.
