Francë

Habit futbollisti i Francës: Është Botërori i parë për mua, por mund të jetë edhe i fundit!

Kingsley Coman është mes 26-futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Didier Deschamps për Kupën e Botës në Katar. Për lojtarin e Bayern Munich është Botërori i parë në karrierë, por sulmuesi edhe pse në moshën 26-vjeçare thekson se Kupa e Botës në Katar mund të jetë e fundit për të pasi sipas tij në futboll nuk mund të parashikohet kurrë e ardhmja.

“Kam luajtur pak ndeshje për shkak të disa skualifikimeve apo dëmtimeve, por më e rëndësishmja është se tashmë jam në formë dhe e di mirë sa i rëndësishëm mund të jem për skuadrën. Për mua ky Botëror është shumë i rëndësishëm, do të jetë i pari por mund të jetë edhe i fundit. Në futboll nuk mund të bëhen kurrë parashikime.

Për Francën objektivi është gjithnjë triumfi, do t’i marrim ndeshjet me rradhë më pas të shohim si do të shkojë. Skuadrat favorite? Brazili dhe Gjermania. Një finale mes Francës dhe Gjermanisë do të ishte shumë e bukur”, u shpreh Coman.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency