Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Habit futbollisti i Marseille: Nuk e dinim se me barazim eliminoheshim nga Champions

Chancel Mbemba shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të Marseille ndaj Tottenhamit, megjithatë sfida u mbyll me fitoren e anglezëve falë një goli të Hojbjerg në të 95-ën dhe francezët do të duhet të vijojnë aventurën e tyre në Europa League tashmë.

Në përfundim të sfidës, futbollisti i francezëve deklaroi se askush nuk u kishte treguar atij dhe shokëve të tij se me barazim Marseille nuk kalonte në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Ne e dinim që mund të kualifikoheshim edhe me barazim, pasi askush nuk na tregoi ç’po ndodhte në ndeshjen tjetër. Në pankinë dinin gjithçka, por nuk na treguan, ndaj jemi shumë të zhgënjyer, pasi mund të luanim shanset tona dhe të rrezikonim pak më shumë”, u shpreh Mbemba.

Këtë “gabim” e pranoi edhe trajneri Igor Tudor, që tha se në pankinë dinin gjithçka, por për shkak të konfuzionit, menduan që të mos njoftonin lojtarët në fushë dhe t’i linin të përqendroheshin te ndeshja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...