Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Habit Hazard: Asnjë futbollist nuk duhet të kushtojë 100 mln euro!

Edhe pse kishte vetëm një vit kontratë me Chelsea-n, dëshira për ta patur menjëherë në skuadër nuk e frikësoi aspak Realin e Madridit që pagoi 100 milionë euro plus bonuset për të marrë shërbimet e Eden Hazard. Deri tani belgu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, pasi nuk ka bindur plotësisht. Në një intervistë për Le Parisien, Hazard ka folur për vlerën e tij në merkato duke theksuar se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro: “ E di që kam kushtuar shumë para, por janë miliona ato që xhirojnë mes klubeve. Merkatoja është e çmendur pasi për mua asnjë lojtar nuk duhet të vlente 100 milionë euro. Nuk e mendoj aspak shifrën që i kam kushtuar klubit, edhe po të kisha kushtuar vetëm 5 milionë do të luaja po njësoj”, deklaroi Eden Hazard.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...