Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Habit Marcelino: Më shkarkuan sepse fitova Kupën e Mbretit

Surpriza e javës nga Spanja, erdhi nga klubi i Valencias, që në mënyrë tërësisht të befasishme, vendosi të shkarkojë trajnerin Marcelino, ndonëse ky i fundit arriti të realizojë objektivat që i ishin ngarkuar nga drejtuesit.

U fol se shkaku i divorcit mes palëve ishin mosmarrëveshjet dhe përplasjet e shpeshta mes tyre, por vetë Marcelino doli në një konferencë për shtyp, ku pranoi se kishte mbetur i befasuar nga vendimi i drejtuesve të klubit.

“Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit. Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizoi. Kur takova presidentin Lim, më komplimentoi për arritjen në zonën Champions, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit. Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë”, tha Marcelino.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...