Futboll

Habit Ricardo Kaka, mes Ronaldos dhe Messit zgjedh…

Braziliani Kaká, i cili shkëlqeu me Milanin (fitoi Topin e Artë) dhe luajti më pas për Real Madridit, ka deklaruar në një intervistë nëpërmjet Instagramit për FIFA-n se, pavarësisht se ka luajtur në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronalon, Messi është më i mirë se portugezi.

“Cristiano është një makinë. Nuk e bën të fortë vetëm forma. Ai është i fuqishëm, i shpejtë dhe mendërisht i kalitur. Gjithmonë dëshiron të fitojë, të jetë në fushë më i miri. Kam luajtur me Cristianon dhe ai është me të vërtetë i pabesueshëm, por unë jam me Messin. Ai është gjeni, është talent i pastër. Mënyra se si ai luan është e jashtëzakonshme. Në historinë e sportit ata janë pa dyshim në “top-5”. Jemi shumë me fat që jemi në gjendje t’i shohim të dy”.

Kaká zbuloi se në moshën 18-vjeçare ai pati një aksident në pishinë, që pothuajse e la invalid.

“Pësova një aksident në një pishinë, përplasa kokën dhe theva qafën kur godita shtratin e saj. Shkova në spital dhe mjeku më tha: “A ndiheni mirë?” Dhe unë i thashë po. E pyeta se kur do të mund të luaja përsëri dhe ai më tha: “Ricardo, merre lehtë, nuk është momenti për të bërë këtë pyetje, është një ditë për të falënderuar, sepse, në shumicën e këtyre rasteve, njerëzit nuk ecin përsëri.” Në atë moment e kuptova se sa i rrezikshëm ishte ai aksident”.

Në fund, Kaka tha se vuajti më shumë eliminimet e Brazilit në botërorët “Gjermani 2006” dhe “Afrika e Jugut 2010” sesa  humbjen me goleadë të “Seleçaos” ndaj Gjermanisë në vitin 2014.

“Eliminimi gjithmonë është i vështirë, por sidomos kur je vetë në fushë, sepse mendon se mund të ndryshosh diçka, çfarëdo qoftë. Kur je jashtë, thjesht vuan, kjo është arsyeja pse kam vuajtur më shumë në botërorët e viteve 2006 dhe 2010.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency