Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Habit Tevez: Kam parë pak ndeshje të Botërorit, më pëlqente vetëm Franca

Argjentina ia doli të triumfojë në Katar, duke kthyer Kupën e Botës në Buenos Aires pas 36 vitesh, teksa miliona njerëz festuan për disa ditë më radhë këtë sukses të Lionel Messit me shokë.

Megjithatë ka edhe nga ata që qëndruan indiferentë dhe padyshim një nga ata që nuk pritej, është ish sulmuesi i mirënjohur argjentinas, Carlos Tevez, i cili habiti jo pak me deklaratën e tij se ka ndjekur shumë pak Botërorin dhe nuk e ka uruar ende Messin.

“Botërorin e kam ndjekur shumë pak. Kam ndjekur shpesh Francën, që kishte një ekip të mirë. Messit nuk i kam shkruar ende, pasi telefoni i tij ka shpërthyer nga mesazhet e shumta. Megjithatë më mjafton fakti që fëmijët e mi u bënë të lumtur nga golat e tij”, u shpreh Tevez.

Deklaratat e argjentinasit, që pas tërheqjes nga futbolli provoi një eksperiencë si trajner te Rosario Central, pritet të shkaktojnë jo pak debat.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...