Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Habit ylli i Atletico-s: Nuk dua të fillojë Botërori, e kam të vështirë!

Botërori i Katarit është “pas dere” teksa nga data 20 nëntor deri më datë 18 dhjetor vëmendja do të jetë e spostuar te kombëtaret që kërkojnë të mbërrijnë tek trofeu më prestigjioz. Emocionet për lojtarët kanë nisur të ndihen për eventin madhor dhe përfaqësimin e vendit të tyre, megjithatë ndjesia është e ndryshme kur vjen puna tek Rodrigo De Paul, i cili ka një tjetër këndvështrim. Mesfushori i Atletico Madrid thekson se nuk do që të fillojë Botërori pasi e di shumë mirë se gjatë turneut nuk do të ketë mundësinë e argëtimit.

“Them gjithnjë që nuk dua të filloj Botërori sepse e di se nuk do të argëtohem gjatë turneut. Ka shumë konkurrencë, nervozizëm, ankth. Është shumë e vështirë të kontrollohet gjendja. Unë dua të shijoj procesin, por ndonjëherë është e vështirë për mua.

Me siguri do të jetë një çmenduri, duhet të jesh shumë i përqëndruar dhe ndonjëherë kritikat mund të jenë shumë të dëmshme. Por, duhet të kërkosh gjithnjë të japsh maksimumin e kapacitetit tënd, mua më pëlqen atmosfera para ndeshjeve dhe stërvitjet pas tyre, por kur fillon kompeticioni është shumë e vështirë”, shprehet De Paul.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...