Turqia “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë. Skuadra e Kasimpasas, e cila militon në Superligën e Turqisë, ka zyrtarizuar blerjen e Florent Hadërgjonajt, futbollistit të përfaqësueses së Kosovës.
26-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin turk, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi nga Huddersfiedli.
Mbrojtësi i djathtë dardan tregoi cilësitë e tij në 13 ndeshjet e aktivizuara në pjesën e dytë të sezonit, duke i bindur drejtuesit e Kasimpasas që t’i bënin ofertën e duhur Huddersfieldit për kartonit e tij.