Përfaqësuesja

Hadërgjonaj: Ndjenjë e veçantë, pres me padurim të luaj…

Florent Hadërgjonaj e ka veshur për të herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës në takimin që e pati me presidentin Agim Ademi, pasi ky i fundit ia bëri dhuratë me rastin e ardhjes në Kosovë për grumbullimin e ndeshjeve të qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në hyrje të selisë së FFK-së, Hadërgjonaj u prit nga një grup i “Dardanëve”, të cilët e brohoritën emrin e tij dhe e duartrokitën për vendimin e marrë javë më parë që t’i bashkohet familjes.

Gjatë takimit, presidenti Ademi edhe një herë e falënderoi Florent Hadërgjonajn që e zgjodhi Kosovën për ta përfaqësuar në nivel të kombëtareve.

“Jemi të lumtur që e keni zgjedhur Kosovën. Eshtë krijuar një grup jashtëzakonisht i mirë i futbollistëve dhe një atmosferë e shkëlqyeshme në ekipin kombëtar. Ne jemi bërë histori e suksesit jo vetëm tek populli ynë, por edhe në UEFA e FIFA, prandaj sigurisht se do të përjetosh ndjenja të veçanta me këtë fanellë”.

Florent Hadërgjonaj e ka falënderuar presidentin Ademi për pritjen dhe përkrahjen. Ai theksoi se vendimin për të luajtur me Kosovën e ka marrë me zemër.

“Kam ardhur më herët se lojtarët e tjerë në mënyrë që të integrohem më lehtë. Me padurim po e pres të filloj stërvitjet me bashkëlojtarët e mi të rinj dhe pa dyshim që kur të vijë momenti për t’u paraqitur në ndeshjen e parë do të jetë një ditë e veçantë jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time. Këtu është vendlindja e prindërve të mi dhe unë kam qenë në Kosovë sa herë që më është dhënë mundësia, por tash do të jetë një ndjenjë krejt ndryshe, sepse do ta përfaqësoj vendin e origjinës time”.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency