Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Hadërgjonaj para miqësores: Futbollistët shqiptarë të Zvicrës nuk do kenë presion, Kosovën e zgjodha me zemër

Florent Hadërgjonaj foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme miqësore që Kosova e luan ndaj Zvicrës. Anësori theksoi se fakti që ka luajtur më parë për helvetët nuk e bë të ndjehet më shumë i motivuar, por tifozët e shumtë shqiptarë që pritet të jenë në stadium do të kenë ndikimin e tyre për ta bërë ekipin të jap maksimumin.

Çfarë do të thotë të luash ndaj Zvicrës, keni qenë edhe pjesë e saj- “Kemi një ndeshje speciale, edhe për faktin se unë kam qenë te Zvicra, por nuk do të thotë se jam më i motivuar apo në stres. Do jetë speciale për Kosovën se Zvicra është një nga skuadrat më të mira dhe shpresoj të përgatitemi siç duhet. Ne përgatitemi për çdo ndeshje dhe kemi kapacitet dhe e kemi treguar me kundërshtarë të nivelit të mesëm si Zvicra, duam të fitojmë”.

-Tifozët, sa do iu motivojnë dhe a do ketë presion për shqiptarët e Zvicrës?

“Presion nuk do ketë, do jetë një atmosferë e bukur për të gjithë futbollistët edhe për ata që luajnë për Zvicrën. Është miqësore dhe nëse do të ishte zyrtare mund të ishte pak më ndryshe. Ne do të provojmë atë që kemi bërë në stërvitje, kemi trajner të ri dhe shpresojmë t’i kënaqim tifozët. Dy vitet e fundit kemi qenë pa tifozë dhe ata do të na motivojnë se stadium do të jetë plot. Duhet ta marrim seriozisht se jemi profesionistë aq më tepër kur do të ketë shumë shqiptarë në stadium”.

“E njoh Xherdanin, jemi në kontakt. Kemi qenë në krah të njëri-tjetrit dhe kemi miqësi të ngushtë. Është e veçantë për të dy ne ndeshja e nesërme.

E kam thënë gjithmonë se nuk e kam bërë gabin që zgjodha Kosovën, ka qenë zgjedhje prej zemrës. E kam pasur mundësinë të luaj për ekipin A të Zvicrës në një miqësore, por zgjodha me zemër dhe jam shumë i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...