Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hadroj drejt Turqisë, zbulohen detajet e ofertës

Hadroj drejt Turqisë, zbulohen detajet e ofertës
Hadroj drejt Turqisë, zbulohen detajet e ofertës

Andi Hadroj pritet që të vijojë karrierën e tij tek skuadra e Gaziantep. Mediat turke kanë raportuar këtë të hënë se 24-vjeçari, i cili është grumbulluar dhe nga kombëtarja e Shqipërisë ka arritur akordin me klubin turk. SuperSport mëson se bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare dhe pagë mujore prej 30 mijë eurosh.

Nga ana tjetër Partizani ka marrë një ofertë prej 500 mijë eurosh për kartonin e Hadrojit dhe pritet që klubi i kuq t’i hapë udhë transferimit. Gjasat janë që sfida e kthimit e kualifikueseve të Conference League mes Atletic D’Escaldes të jetë e fundit për 24-vjeçarin,i cili do të nisë një aventurë të re.

Lexo edhe:

Të kuqtë kanë qenë një nga klubet më të suksesshme në vitet e fundit për transferimet e lojtarëve, pasi në janar shitën për 1.5 mln euro Xhuljano Skukën tek Metz në Francë, duke regjistruar shifrën më të lartë të kampionati shqiptar.

Hadroj ka luajtur 64 ndeshje me “demat”, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e Laçit dhe Bylisit. Lojtari ka gjetur dhe besimin e trajnerit Sylvinho, që i ka bërë vend në skuadrën kuqezi në grumbullimet e fundit. Një eksperiencë e re në Turqi do të ndikonte akoma dhe më tepër në përmirësimin e tij.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...