Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hadroj: Na duhej kjo fitore, nuk mendojmë për titullin

Andi Hadroj u përzgjodh si më i miri në ndeshjen që Bylisi fitoi me rezultatin 2-1 përballë Partizanit, pasditen e sotme në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, teksa futbollisti mallakastriot refuzoi të përmendë fjalën titull.

A ishte kjo mënyra se si trajneri e kishte përgatitur ndeshjen?
Vinim nga dy rezultate negative, na duhej me patjetër fitorja dhe e arritëm. Trajneri na ka karikuar shumë gjatë gjithë javës. Gjëja jonë me e fortë është presingu dhe vrapimi, kjo është loja e Bylisit dhe ia dolëm të marrim fitoren.

Jeni vetëm dy pikë pas Partizanit, flisni ndonjëherë për titullin?
Preferojmë t’i marrim një nga një ndeshjet, pasi kampionati është i gjatë. Edhe pak mbaron faza e dytë dhe mendoj se është ende herët për të folur për titullin.

Jeni të lumtur që Skënderbeu iu dha Guindo dhe jo Oto John?
Guindo është një lojtar me shumë cilësi, shumë potent. Ndihmon shumë skuadrën dhe besoj se e keni parë edhe vetë se çfarë ritmi i jep lojës ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...