Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hadroj ul euforinë: Kemi edhe dy ndeshje, duhet përqendrim maksimal

Andi Hadroj foli për SuperSportin në përfundim të ndeshjes së ftuar nga Partizani 0-1 në Rrogozhinë, përball Egnatias, rezultat që e afron skuadrën e kuqe edhe më pranë pjesëmarrjes në Europë sezonin e ardhshëm. Futbollisti i mbërritur te “Demat” në janar të këtij viti, theksoi se skuadra nuk duhet të ketë eufori për këtë sukses.

“Morëm 3 pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë, siç është Egnatia në fushën e saj. Megjithatë, asgjë s’ka përfunduar, pasi kemi edhe 2 ndeshje për të luajtur dhe duhet vlerësim maksimal.

Kishim pak vështirësi sot se edhe ndeshja ishte shumë shpejt, edhe derbi na uli pak moralisht. Por kemi treguar në të dyja ndeshjet, edhe në atë me Tiranën, se kemi shpirt gare dhe ia dolëm.”

Pozicioni në fushë: “Për mua nuk është problem nëse luaj majtas apo djathtas. Të djathtën e kam preferuar që i vogël, por edhe majtas ndihem shumë mirë”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...