Sampdoria “flirtoi” shumë me Serie B sezonin e fundit, por ekipi i Marco Giampaolos ia doli të mbetet mes më të mirëve në Itali.
Trajneri 54-vjeçar, i cili provoi edhe një aventurë të shkurtër në stolin e Milanit në vitin 2019, ka dhënë një rrëfim të drejtpërdrejtë, duke shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me merkaton e klubit.
“Gjithmonë e kam jetuar jetën time në harmoni me mundësitë e mia, mes ideve teorike dhe praktikës jam munduar t’i jap një shtysë përpara klubit, të rrezikoj nga njëra anë për të fituar nga ana tjetër.
Por nuk jam tip që bëj shumë kompromise. Tani çdo gjë është në rregull, jemi në verë, por kur të fillojnë ndeshjet, të gjithëve u dridhen by***t.
Ua kam bërë të qartë drejtuesve Osti dhe Faggiano: ‘Zgjidhini ju lojtarët që do merrni, por nëse më shkarkojnë si trajner hajdeni edhe ju me mua kur të iki’”, u shpreh Giampaolo.
Sampdoria deri tani ka humbur shërbimet e Candreva, Yoshida, Askildsen, Falcone dhe Thorsby, ndërsa sa i përket afrimeve nuk ka akoma lëvizje zyrtare.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
