Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Hajdutë” dhe “bij ku***sh”, FIFA pezullon katër lojtarë të Uruguait

Botërori i fundit u mbyll me sherr, protesta dhe tension për kombëtaren e Uruguait, që nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve, edhe si pasojë e një gabimi arbitrar në fitoren 2-0 ndaj Ganës.

Edinson Cavani u ndal në mënyrë të parregullt në zonën kundërshtare gjatë minutave shtesë, por arbitri gjerman Daniel Siebert vijoi lojën, VAR-i nuk u përfshi te penalltia dhe skuadra latine u eliminua për vetëm një gol.

FIFA ka gjobitur Federatën Uruguaiane të Futbollit me 50 mijë euro, ndërkohë që ka pezulluar katër futbollistë: Jose Gimenez me katër ndeshje dhe 20 mijë euro gjobë për shkak se i quajti gjyqtarët “hajdutë” dhe “bij ku***sh”.

Nga një ndeshje pezullim morën Edinson Cavani, i cili goditi me shkelm monitorin e VAR-it teksa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, dhe kapitenin Diego Godin.

Katër ndeshje do të qëndrojë jashtë edhe portieri Fernando Muslera, i cili iu bashkua mbrojtësit Gimenez në shpërthimin agresiv ndaj arbitrave për mosakordimin e penalltisë.

Nëse më pezullojnë mua, atëherë arbitrin duhet ta burgosin“, u shpreh Cavani kohë më parë, teksa e cilësoi si fantazmën e jetës penalltinë e mohuar në Kupën e Botës. Këto vendime vlejnë vetëm për ndeshjet zyrtare të dy herë kampionëve të botës.

Cavani: Nëse më skualifikojnë mua, arbitrin duhet ta burgosin

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...