Kategoria Superiore

Hakaj: Emocion i madh, Teuta mund t’ia dalë

Esin Hakaj ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes Teuta-Vllaznia, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për shpirtin e garës që tregoi gjatë gjithë 90-minutëshit. Ky ishte një takim i veçantë për mbrojtësin shkodran, pasi i duhej të përballej në një moment shumë deçiziv, kundër skuadrës së zemrës.

Goli i parë në Superiore dhe për më tepër, kundër skuadrës së zemrës, Vllaznisë…
Hakaj: Jam shumë i emocionuar. Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe deçizive, si për ne edhe për Vllazninë, por ne fituam dhe e merituam.

Ndjeheni optimist për të synuar mbijetesën?
Hakaj: Ne kemi një skuadër të mirë, që po luan shumë mirë dhe po merr pikë, ndaj jam optimist se do t’ia dalim të mbijetojmë në Superiore.

Sa i motivuar jeni kur luani përballë Vllaznisë?
Hakaj: Ishte jo vetëm një motivim më shumë, por edhe një emocion i madh, sidomos në minutat e para. Kjo edhe për shkak të rëndësisë së ndeshjes, pasi ishte deçizive.

Nga Partizani te Teuta, u duk si hap mbrapa. Kur do të vijë momenti për t’u ngjitur?
Hakaj: Te Partizani më ndodhi një dëmtim dhe nuk arrita të rikuperohem dhe të marr vendin e titullarit. Edhe mundësia nuk mu dha që të tregoj veten, por tani jam i lumtur që këtë mundësi e gjeta te Teuta, ku po mundohem të jap më të mirën.

Kujt ia dedikuat golin?
Hakaj: Babait dhe vëllait tim, që ishin në stadium dhe po më ndiqnin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top