Kupa e Shqipërisë

Hakaj para Kupës: Vlerësim për Flamurtarin, e kemi lënë pas ndeshjen me Egnatian

Esin Hakaj ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Flamurtarit. Mbrojtësi ka theksuar se ekipi duhet të shohë para pas barazimit në kampionat me Egnatian

E ka lënë pas Vllaznia ndeshjen me Egnatian? “Normalisht që po, ishte një ndeshje e vështirë për ne sepse lamë pikë që nuk duhej t’i linim, por duhet të shohim para dhe të kërkojmë rikthimin te fitoret. Kemi analizuar çdo gjë, jo vetëm për ndeshjen me Egnatian, por edhe për takimet e tjera ku kemi lënë pikë dhe shpresojmë të mos kemi më të tilla ndeshje ku krijojmë dhe të mos marrim fitoren”.

Ndeshja e lehtë ndaj Flamurtarit- “Ashtu duket në letër por nuk është e vërtetë, Flamurtari ka lojtarë të mirë dhe do ta vlertësojmë takimin për të marrë fitoren”.

Mungesat- “Besoj se kemi lojtarët e duhur në organikë dhe ata që do të mungojnë do të zëvendësohen në mënyrën e duhur. Është koha për t’u rikthyer te firoja dhe për të vazhduar më pas edhe në kampionat”, u shpreh Hakaj.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency