Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Hakimi “thumbon” PSG nga Maroku: Atje vrapoj dhe nuk më pasojnë topin!

Achraf Hakimi dhe kombëtarja e Marokut po shijojnë një ecuri historike në Botëror teksa kombëtarja afrikane mbërriti në çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar 2022. Maroku eliminoi Spanjën në fazën e 1/8-tave teksa u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë me 11-metërshin vemdimtar që e realizoi një nga liderët e kombëtares Achraf Hakimi. Lojtari i PSG pas sfidës u shpreh se në kombëtare ndjehet shumë i rëndësishëm, ndryshe nga sa ndodh në klubin francez aty ku sipas tij, nuk ia pasojnë topin.

“Jemi duke shkruar historinë dhe për mua është e pabesueshme sa shumë njerëz po e përjetojnë diçka të tillë. Kjo na jep forcë për të vazhduar para, janë momente që nuk do t’i harrojmë kurrë. Duam shumë të ndryshojmë edhe mentalitetin e personave që thonë se ne nuk mund të bëjmë mirë në futbollin europian. Ne po ia dalim shumë mirë dhe mbi të gjitha në Botëror.

Tani kam një mentalitet ndryshe dhe ndjehem më i maturuar. Kjo lidhet edhe me klubin e Parisit sigurisht, por në kombëtare e theksoj se ndjehem më i rëndësishëm. Këtu e prek më shumë topin dhe jam më shumë vetvetja. Në Paris është ndryshe, ndonjëherë vrapon të gjithë fushën dhe nuk të pasojnë topin në fund. Ndërkohë, në kombëtare shokët mundohen të më gjejnë në fushë dhe e dinë sa rëndësi kam në mbrojtje apo në sulm. Më japin shumë besim dhe unë mundohem t’ia rikthej”, u shpreh Hakimi.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...