Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hakmarrja e ëmbël e Skënderbeut, 3 gola Flamurtarit për të hipotekuar titullin

Kur bëhet fjalë për kampionatin muzika ndryshon. Skënderbeu hakmerret në mënyrën më të bukur të mundshme ndaj Flamurtarit për atë humbje që pësoi pak ditë më parë në Korçë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj vlonjatëve. Gjithçka shumë e thjeshtë për skuadrën e Dajës që fitoi me rezultatin e thellë 0-3 brenda në Vlorë në supersfidën që mbylli javën e 28-të të Kategorisë Superiore. 2 humbjet radhazi ndaj Vllaznisë në kampionat dhe Flamurtarit në Kupë, janë një kujtim i largët tashmë për korçarët të cilët e çuan sërish në +12 pikë avantazhin ndaj Kukësit ndjekës në renditje duke vendosur praktikisht njërën dorë tek titulli. Sfida në Vlorë u zhbllokua pas vetëm 30 sekondash falë treshes Vangjeli-James-Sowe, me sulmuesin nga Gambia që e pati thjeshtë një lojë fëmijësh dërrgimin e topit në rrjetë. Nuk vonoi shumë dhe Skënderbeu gjeti edhe golin e dytë këtë herë me mesfushorin Bruno Dita që realizoi një gol të bukur për meritë edhe të dyshes Muzaka-Sowe. Reagimi i Flamurtarit ishte i vakët me vlonjatët që nuk kishin forcën e mjaftueshme për të rrezikuar portën e Skënderbeut. Fitoren e skuadrës së Dajës e vulosi Gavazaj në fillimin e pjesës së dytë me këtë të fundit që vllazoi mes mbrojtësve të Flamurtarit duke realizuar një supergol. Deri në fund shifrat nuk  ndryshuan më me Skënderbeun që vazhdon marshimin drejt titullit, ndërkohë vlonjatët në krahun tjetër e shikojnë veten në një krizë të thellë në kampionat, teksa numërojnë vetëm 2 pikë në  8 ndeshjet e fundit, me ekipin e Duros që nëse vazhdon me këto ritme papritur mund të përfshihet në zonën e rrezikut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...