Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Haland tregon dobësinë e tij: Edhe babai më kritikoi! Ka shumë presion në Angli

Pritshmëritë për Erling Haaland janë tepër të larta, me sulmuesin i cili deri më tani ka shkëlqyer me Salzburg dhe Dortmund, skuadra me të cilat ka shënuar 115 gola në 116 ndeshjet që ka luajtur. Aventura me Manchester City i sjell të tjera sfida, por në ndeshjen e parë zyrtare me Liverpool nuk ia doli që të kishte sukses, duke shpërdoruar dhe një mundësi flagrante.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, vetë norvegjezi ka zbuluar dhe një pikë të dobët të tijën: “Gjithmonë i humbas mundësitë me këmbën e majtë. Për rastin e fundit më kritikoi dhe im atë. E di se duhet të punoj akoma dhe më shumë që të përmirësohem në këtë drejtim“.

Haland tregon se përshtatja me kampionatin anglez nuk është e lehtë, aq më tepër kur vëmendja është drejt teje, për vetë faktin se pritmshëritë janë të larta: “Nuk është e lehtë, pasi duhet të jemi të sinqertë se ka presion, por duhet të them se unë jam i fokusuar sa herë që zbres në fushë për të dhënë më të mirën time dhe ta shijoj ndeshjen“.

Në anën tjetër sulmuesi tregon edhe punën e madhe me Guardiolën, duke veçuar se tekniku katalans kujdeset shumë që stërvitja dhe ndeshja zyrtare mos të ketë ndryshim, e kjo arrihet vetëm duke kuptuar e zbatuar në 100% atë çka kërkon trajneri spanjoll.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...